Transmetuar më 17-02-2023, 15:30

Vlorë- Policia e Vlorës ka shoqëruar ditën e sotme në polici Elidon Çelën për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide.

Bëjmë me dije se kjo është hera e dytë që Çela ndalohet pasi pak muaj më parë atij iu gjetën 500 mijë € të fshehura në një autobus të linjës Bari-Durrës. Eurot ishin fshehur në tavanin e mjetit.

Çela, i cili rezulton pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, u lirua nga burgu në fund të dhjetorit të kaluar. Ai u la me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjyqtarja arsyetoi vendimin me pretendimin se lirimi nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimeve ndaj tij.

Në dëshminë e dhënë në polici pak ditë pas arrestimit Çela deklaroi para uniformave blu se janë kursime të familjes së tij. “Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”, ka thënë ai.