Transmetuar më 17-02-2023, 14:34

TIRANË- Tërhiqet gjyqtari i dosjes ‘Gërdeci’.

SPAK dërgoi për gjykim Fatmir Mediun, por është tërhequr gjyqtari Erjon Çela.

Çela u tërhoq nga gjykimi i seancës paraprake.

Erjon Çela: E kam gjykuar njëherë dosjen për Fatmir Mediun, tërhiqem nga gjykimi i çështjes.

Kërkesa është pranuar nga kryetarja e gjykatës dhe pritet hedhja e shortit për shqyrtimin e rastit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen "Gërdeci", duke e dërguar në Gjykatë. 2 vite pas rihapjes së hetimeve, SPAK ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-ministrin e Mbrotjes gjatë kohës kur ndodhi tragjedia që mori 26 jetë njerëzish, të cilin e akuzohen se ka kryer veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.