Transmetuar më 17-02-2023, 13:44

Muajt e fundit nuk është folur për asgjë tjetër. "Tërmeti" që shkaktoi ndarjen mes Gerard Piqué dhe Shakira, si dhe lidhja e re që nisi ish-futbollisti i Barcelonës me Clara Chía ka qenë kryelajm në mediat rozë.

Pas rrugës së re që mori Piqué, erdhi kënga e Shakirës me Bizarrap, në të cilën kolumbianja nisi shigjetat direkte ndaj ish-it dhe madje partneres së saj të re. Pra, gjithçka u revolucionarizua.

Pas "cunamit" të krijuar, Gerard Piqué dhe Clara Chía zyrtarizuan publikisht marrëdhënien e tyre sentimentale, ndërsa Shakira vazhdoi t’i dërgonte sugjerime Piqué, siç ndodhi ditën e Shën Valentinit.

Më 14 shkurt, ylli i pop-it postoi një video në të cilën këndonte këngën "Mund të vras ish-in tim". Sidoqoftë, duket se Piqué nuk është prekur aspak nga qëndrimet që po mban ish-partnerja e tij. Dashuria me Clara Chía vijon "shend e verë".

Këtë herë ata janë parë sërish bashkë në publik, në ndeshjen e fundit të skuadrës së Gerard Pique, FC Andorra. Si të ishin dy tifozë, ata ndoqën me detaje se çfarë po ndodhte gjatë ndeshjes nga një prej tribunave të stadiumit.

Teksa biseduan dhe ndoqën ndeshjen e Andorrës, ata nuk ngurruan të putheshin në më shumë se një rast dhe të tregonin se sa mirë po shkon lidhja e tyre.