Transmetuar më 17-02-2023, 12:34

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me bashkëshortin e saj, reperin Big D, dhe vajzën e tyre, Kaimana.

Këngëtarja vitet e fundit i ka pasur shumë të pakta paraqitjet me bashkëshortin në rrjetet sociale. Megjithatë, së fundmi për festën e Shën Valentin si rrallë herë ajo publikoi një video me bashkëshortin në Instagram.

Në video Linda shfaqet e veshur me një fustan të kuq, teksa shijon një darkë me bashkëshortin dhe uron Shën Valentinin.