E ardhmja e Leo Messit mbetet e paqartë. Ai nuk ka rinovuar ende me PSG-në, edhe pse janë të zhytur në negociata. I vendosur duket mos kthimi më te Barcelona. Nuk hyn, për momentin, në planet e tij, as bordi i Barçës nuk ka bërë ndonjë qasje në këtë drejtim.
Jorge Messi e ka pranuar se nuk e sheh më djalin e tij si lojtar të Barçës. "Unë nuk mendoj se Leo do të luajë përsëri për Barcelonën. Ne nuk kemi folur me Laporta dhe nuk ka asnjë ofertë", – komentoi babai i sulmuesit argjentinas në aeroportin "El Prat".
Presidenti i skuadrës katalanas e ka pranuar në raste të panumërta se do të dëshironte që Messi të kthehej në "Camp Nou", por kjo duket pothuajse e pamundur. Subjekti "culé" jo vetëm që ka probleme serioze me financat, në të cilat është e pamundur të përshtatet kontrata e kapitenit Albiceleste.
Përveç kësaj, marrëdhëniet mes dy palëve nuk janë më të mirat, siç deklaroi së fundi vëllai i tij Matías. PSG i ofron Messit, 35 vjeç, edhe një vit kontratë. Prioriteti i tij është të vazhdojë në Paris, klubi ku shkoi pas rinovimit të dështuar me Barcelonën në verën e vitit 2021, por ende nuk ka një marrëveshje financiare.
Në këtë sezon, Messi ka marrë pjesë në 26 ndeshje, në të cilat ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 14 asiste.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd