Transmetuar më 17-02-2023, 11:52

Në Torino, momente frike për Nicolò Pirlo, djalin e ish-futbollistit Andrea. Ai është sulmuar teksa ndodhej në makinë me një shok. Ka qenë i riu që ka denoncuar ngjarjen në Instagram.

"A është normale të gjesh katër djem në qendër të Torinos duke të gjuajtur me gurë në makinë, duke të pështyrë dhe shkelmuar? – shkruan Pirlo junior.

– Unë isha në makinë me një shok dhe ky grup djemsh u përpoqën të futeshin në makinë. Më pas goditën me shkelma makinën, na gjuajtën me gurë. Për fat ne nuk dolëm kurrë nga makina”.

Në video, i riu rrëfen dinamikën e sulmit, duke filmuar gjithçka me smartfon. Janë katër djem, me fytyrë dhe kokë të mbuluar me kapuç, duke e vështirësuar kështu identifikimin.