Transmetuar më 17-02-2023, 11:11

Çifti Kiara dhe Luiz vazhdojnë të jenë në vëmendjen e mediave rozë, pas raportit të krijuar brenda shtëpisë së BBVIP.

Ka qenë Kiara e cila ka shkaktuar një skenë humori, pasi e kishte tepruar pak me pijen dhe i ka kërkuar ‘llogari’ këngëtarit për sjelljen e tij kundrejt saj.

Në video dëgjohet teksa Kiara i thotë Luizit që duhet të sillet mirë me të dhe mos bëjë skena të cilat e nxjerrin keq në sy të të gjithëve.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Çke? Po të pi gjë ty unë? Çke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore!

Luizi: Çfarë ke?

Kiara: Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton!

Kiara: Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiarën e ul do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqerë.