Transmetuar më 17-02-2023, 10:46

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit 11 ditë pas dy tërmeteve të fuqishme Turqinë jugore.

Ajo është 42-vjeçarja Neslihan Kiliç, e cila u nxor nga rrënojat në qytetin Kahramanmaras të enjten, pas 257 orësh mundimesh, dhe më vonë u transferua menjëherë në spital.

“Ne kishim përgatitur varrin e saj dhe u kërkuam punonjësve të shpëtimit të ndalonin gërmimin pasi kishim frikë se do të dëmtonin kufomat e mbetura nën rrënoja. Pak çaste më vonë, zëri i saj u dëgjua nga nën rrënojat e ndërtesës”, tha kunati i Kiliç për CNN Turk.

Por fatkeqësisht bashkëshorti dhe dy fëmijët e Kiliçit janë ende të zhdukur. CNN Turk raportoi se më shumë se 250 njerëz kishin humbur jetën në kompleksin shumëkatësh ku u gjet e gjallë Kiliç.