Transmetuar më 17-02-2023, 09:45

Einxhel Shkira ka reaguar ashpër në lidhje me komentet që i bëhen për pamjen e jashtme dhe shtimin në peshë, pas lindjes.

Pavarësisht se nuk është nga vajzat që nuk ndikohet shumë nga këto komente dhe është bërë edhe një herë zëri i shumë vajzave dhe grave që gjykohen nga njerëz me profile fallco, Einxhel ka ndarë disa komente ajo ka bërë një paralelizëm me modelen ikonike Adriana Lima e cila u kthye në pasarelë pas lindjes me kilogramët e fituar.

Einxhel thekson standardet e shoqërisë sonë duke shkruar “Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë.”