Transmetuar më 17-02-2023, 09:13

ITALI- Ide kreative e trafikantëve. 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Itali, e fshehur brenda djathit ‘Parmigiano’. Kjo u zbulua nga policia financiare e Torinos, e cila kreu një operacion të gjerë antidrogë në të gjithë Italinë, duke zbuluar një tregti midis Piemontes, Torinos, Asti, Lombardisë, Venetos, Toskanës, Siçilisë dhe Sardenjës. Dhjetë persona, 7 italianë dhe tre shqiptarë u arrestuan në kuadër të këtij operacioni. Sipas aktakuzës, kreu i organizatës është një tridhjetë e shtatë vjeçar me kombësi shqiptare.

Ata blinin sasi të mëdha kokaine nga jashtë, veçanërisht nga Holanda dhe e transportonin në Itali me kamionë. Droga ruhej në magazina në Piemonte (veçanërisht në provincat e Asti, Alessandria dhe Cuneo), por edhe në zona të tjera të Italisë veriore (përfshirë provincën e Rovigos). Më pas shpërndarja në rajone të ndryshme (Piemonte, Lombardia, Veneto, Toskana, Siçilia dhe Sardenja), u bë nëpërmjet "korrierëve" dhe duke përdorur një flotë të madhe automjetesh. Vetë korrierët kishin për detyrë të merrnin paratë nga shitjet.

Droga e sekuestruar, nëse do të shihej “me pakicë”, koka do të kishte sjellë një fitim prej të paktën 20 milionë eurosh.