Transmetuar më 17-02-2023, 08:40

Pas tërmeteve me qendër Kahramanmaras, të cilët u përshkruan si "fatkeqësia e shekullit", përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan në Hatay.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, duke punuar në rrënojat e banesës Buket në lagjen Ekinci, arritën të pikasin një fëmijë.

Osman Halebiye, 14 vjeç, një shtetas i huaj, u shpëtua nga rrënojat në orën 260 të tërmetit me punën e ekipeve.

Fëmija u dërgua në spital me ambulancë. Engin Bayrak, nga ekipi i AKP-së së Erzurumit, tha për Anadolu Agency se vendi i tyre i parë i detyrës ishte Malatya dhe se pas punës atje ishin transferuar në Hatay.

Duke thënë se ata filluan të punonin për rrënojat në qytet, Bayrak tha: "Ne po punonim këtu me pajisjet e ndërtimit, por po dëgjonim me qetësi edhe mundësinë më të vogël. Arritëm të dëgjojmë një zë. Pas kësaj hapëm me qetësi tunelin me duar dhe u futëm brenda. E zgjeruam tunelin dhe e lamë të marrë fryme fillimisht dhe me qetesi e nxorëm djalin" tha ai.

Bekir Kara nga ekipi i AFAD-it të Adanas deklaroi se e kanë gjetur fëmijën në një pozicion shumë të mirë dhe tha: “Falë Zotit nuk kishte asnjë lëndim të dukshëm askund".

Ahmet Doğan, i cili është përgjegjës për Sindikacionin e Lëvizjes Speciale të Kërkimit dhe Shpëtimit, theksoi se ata kanë punuar në koordinim me ekipet e kërkim-shpëtimit AFAD, PAK dhe ANDA për nxjerrjen e fëmijës nga rrënojat dhe tha: "Nuk e humbëm shpresën. Askush nuk duhet ta humbasë. Shpresoj se do të vijmë me lajme të tjera të mira."

Dy persona që ishin nën rrënojat në Hatay u shpëtuan në orën 261 të tërmetit

Mehmet Ali Şakiroğlu, 26 vjeç dhe Mustafa Avcı, 34 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e ndërtesës në rrethin qendror Antakya të Hatay, në orën 261 të tërmetit.

Duke punuar në rrënojat e spitalit privat në rrethin Odabaşı, ekipet zbuluan se dy persona ishin gjallë.

Pas punës intensive që përfshiu policinë e operacioneve speciale, u arritën 26-vjeçari Mehmet Ali Şakiroğlu dhe 34-vjeçari Mustafa Avcı.

Ekipet shpëtuan Shakiroğlu dhe Avcı nga rrënojat në orën 261 të tërmetit.