Transmetuar më 17-02-2023, 08:47

Sot për sot mbetet e vështirë të merret si i mirëqenë konfirmimi i Romelu Lukakut tek Interi. Kjo mund të lexohet në faqet e “Gazzetta dello Sport”, ku shtrohet në thellësi pyetja. Belgu ka humbur formën e stërmbushur fizike të dy viteve më parë dhe nuk po mundet ta gjejë më.

Chelsea e huazoi atë tek Interi verën e kaluar për 8 milionë euro, plus bonuse, pasi e bleu 115 milionë euro nga zikaltrit një vit më parë. Tani nuk do të ketë më zbritje për “Big Rom”, por zikaltrit nuk janë aspak të sigurt për ta mbajtur përtej sezonit aktual.

Në fakt, problem është edhe rroga bruto 12 milionëshe që merr sulmuesi, shumë për Interin, për momentin. Lukaku ka tre muaj kohë për të gjetur veten dhe për të bindur klubin, i cili ndërkohë po studion alternativat: Marcus Thuram dhe Roberto Firmino në radhë të parë.

Që të dyve iu skadojnë kontratat në fund të këtij sezoni. I pari (Thuram) lexojmë se është afër Bayernit, ndërsa i dyti nuk është e lehtë për t’u bindur të vijë nga Premier League në Serie A.