Transmetuar më 17-02-2023, 05:34

CCTV nga një pikë karburanti pranë apartamenteve Ayşe Mehmet Polat në Gaziantep ka kapur momentin kur godet një nga tërmetet e 6 shkurtit, ai 7.8 ballë.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë jugore javën e kaluar është rritur në 38.044.

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca.

Ato kanë përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore në interval prej më pak se 10 orësh.