Transmetuar më 17-02-2023, 07:25

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë jugore javën e kaluar është rritur në 38.044, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave dhe të Emergjencave (AFAD).

Nëterren janë duke vazhduar punimet e ekipeve të ndryshme, përfshirë policinë, xhandarmërinë, mjekë dhe personelin e kërkim-shpëtimit.

AFAD-i tha se ka përfunduar instalimi i 172.265 tendave nga 386.874 të dërguara nga ministritë, institucionet dhe organizatat përkatëse dhe vende e organizata ndërkombëtare në rajonet e goditura rëndë nga tërmeti.

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiyen jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

Në Siri nuk ka shifra të qarta zyrtare për viktimat. Flitet për mbi pesë mijë të vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe ato që janë nën pushtetin e rebelëve.