Transmetuar më 16-02-2023, 22:45

Turqi- Jo vetëm njerëzit kanë shpirt!

Emergjencat Civile kanë vijuar në ditën e 11 të tërmetit kërkimet për të mbijetuarit dhe personat e zhdukur nën rrënoja, megjithëse shpresat sa vijnë e ulen.

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar një lopë e cila ra nën rrënojat e hambarit ku strehohej në Ad?yaman para 11 ditëve. Birgül Tuncay, e cila është një fermere në fshatin Dardo?an të Ad?yaman, i cili u godit nga tërmeti 7.7 dhe 7.6 ballë, ushqeu lopën e saj e cila ishte nën rrënoja pas shembjes së hambarit të saj, për 11 ditë duke siguruar mbijetesën e saj.

"Bircani im shpëtoi, Zoti ju ruajtë juve. Unë jam shumë e lumtur sot. Do të isha edhe më e lumtur nëse do të më shpëtonin dhitë dhe lopët e tjera", tha ajo.