Transmetuar më 16-02-2023, 22:28

Mes të ftuarve në emisionin “Open” është zhvilluar një debat me tone ë larta në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Rama në çështjen McGonigal”.

Pjesë nga debati në studio:

Robert Rakipllari: Është një skandal shumë i madh. Ky skandal varet jo thjesht nga politika e brendshme. Ne dimë vetëm majën e ajsbergut tani, është vetëm akuza deri tani.

Sipas mediave më të rëndësishme, informacionet për nisjen e hetimeve për Nik Muzin janë marrë nga Neza nga zyra e kryeministrit Rama. Dorian Duçka që është personi B ka paguar dëshmitarët që ende nuk dihet kush janë për të dëshmuar kundër lobuesit të PD në Vjenë. Rama anë vështirësi dhe e tregon sepse brenda 3 javëve është i detyruar të shkojë në Interpelancë. Kemi tërë këto vite që ndjekim politikën, por interpelanca përdoren për të bërë PR e kërkojnë deputetët e grupeve të tyre parlamentare, por të ta kërkojë opozita pa fund kjo është e paprecedentë

Hila: Për Ramën nuk ka asnjë akuzë në SHBA.

Rakipllari: Pse nuk shkon në interpelancë

Hila: Nuk ka pse ngutet

Rakipllari: Ai thotë do shkoj kur të dua. NYT thotë informacionet kanë dalë nga zyra e kryeministrit. ky është problemi

Hila: Unë e besoj por këtë duhet ta nxjerrë hetimi. Duhet edhe një vendim gjyqësor.

Shehaj: Sapo Rama e ka krahasuar NYT me gazetën 55

Rkipllari: Nuk shkon në interpelancë. Ndalohet komisioni hetimor për Charterat.

Hila: Ai thotë do më marrësh për çfarë se për mua nuk ka asnjë akuzë

Shehaj: As për inceneratorët nuk kishte akuzë po u bë komisioni

Noka: Kushtetuta detyron kur 1/5 kërkon hetimor, do apo jo Noka e Hila komisioni do ngrihet. Kërkuam për chartera, dha urdhër, Lindta është kukull

Rakipllari: Është përfaqësuese e mazhorancës

Noka: Kongresi amerikan po heton

Hila: Ka një problem të vetin

Noka: Ne nuk kemi tonin?

Hila: nuk hetohet thjeshtë i është përmendur emri

Rakipllari:Ai nuk del të mbrohet.

Noka: E pe hijen e vdekjes që kishte kur erdhi sot pasi i struk 3 javë? Krijo 100 komisione për mua. I ka kallur datën

Hila: Duroni. Në qoftë i korruptuar do dalë.

Noka: Ka 2 vjet e gjysmë që përgjohet McGonigal që përgjohet në çdo përgjim edhe në komunikimet me Ramën. Ajo hije vdekjeje nuk i ra rastësisht.

Hila: nuk keni burime

Noka: I kam burimet por nuk i përdor dot

Rakipllari: Është mekanizëm i opozitë komisioni. Duhet ngritur s’ka diskutim.

Noka: Kemi pa fund të dhëna e dokumente por nuk i bëj dot publike për sa kohë që i heton FBI. Kemi video orgjirash dhe jo vetëm shqiptare.

Rakipllari: Bëni mirë ti nxirrni nëse i keni mos i bëni muhabete emisionesh

Noka: Është korruptim erotik politik i të duash quaji. Si kam bërë as unë as ti por ai.

Shehaj: E paska parë Tani një foto.