Tiranë- Është dyfishuar çmimi i patentës. Efektet nisin nga muaji mars.
Për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B, qytetarëve do t’ju duhet të paguajnë minimum 85 mijë lekë të reja, 30 mijë lekë për teorinë dhe 55 mijë lekë të reja për praktikën.
Nëse deri më tani, qytetarët paguanin minimun 45 mijë lekë të reja, nga marsi me vendim të DPSHTRR, DPT dhe shoqatave të autoshkollave çmimi do të ndryshojë.
Për të shmangur abuzimet dhe në bazë të marrëveshjes, çdo autoshkollë do të duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi.
Sipas marrëveshjes së re nga muaji mars një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd