Transmetuar më 16-02-2023, 21:37

TIRANË- Fjala e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në seancën plenare është ndjekur me ëndje jashtë në oborrin e Parlamentit. Sidomos nga bashkëshorti i saj, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha.

"Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë. Janë 13 pyetje që duan përgjigje. Ne aq kemi në durë, Amerika do ta mbyllë për veten sepse i ka futur hundët aty ku nuk duhej. E fundit po ta them miqësisht, mos u bëj numëruese e minutave të opozitës. Kam të drejtë 15 sekondat që m’i more. Respekto rregulloren. Tek e fundit, kjo është në ato maja rripa-rripa një herë ma hipe, një herë ta hipa i thonë kësaj,”-tha Kryemadhi në fjalën e saj.