Transmetuar më 16-02-2023, 21:27

Tiranë- Kryeministri Rama ka treguar arsyet përse nuk ishte sot në Parlament.

I pyetur nga moderatori i emisionit ‘Opinion’, Rama u shpreh:

Ma ha mendja se është vendi i duhur për të dhënë një shpjegim. E kam thënë më parë që do të jem shumë i përqëndruar me punët e përditshme dhe shumë i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme. Jam angazhuar me zjarr të madh edhe në atë parlament, por besoj që jam bërë edhe unë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe një shqëtësim i madh për të gjithë publikun. Ndjehem edhe bashkëfajtor për të gjithë atë skenë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd