Transmetuar më 16-02-2023, 19:15

Tiranë- SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, gazetari Flamur Vezaj deklaroi se ky vendim është i vonuar, pasi më herët Martinaj është hetuar për evazion Fiskal. I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi për arsyet pse u mor ky vendim, gazetari tha se ndoshta kjo është një lëvizje strategjike për ta bërë Martinajn të dalë në publik.

“Vendimi është vonuar. Martinaj është hetuar dhe më parë për evazion fiskal, por asnjëherë më parë nuk ka pasur një hetim penal. Ndoshta është dhe një tentativë që ai të dalë. Ai rezulton prej kohësh i zhdukur, me sekuestrimin e pasurive, ndoshta prokuroria kërkon që ta bëjë që ai të dalë se ku është nëse zhdukja është e inskenuar.”- tha Vezaj.