Transmetuar më 16-02-2023, 16:15

Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.

Mes këtyre personave, këngëtarja e famshme turke, Karsu ka humbur 16 të afërm.

E shkatërruar nga dhimbja që jetoi, Karsu mblodhi donacione në Holandë ku edhe jeton, për viktimat e tërmetit. Këngatarja, e cila organizoi një fushatë të madhe ndihme në Holandë dhe mblodhi 88 milionë eurove në natën e ndihmës.

Duke parë shumën e grumbulluar gjatë natës, këngëtarja nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët. Duke publikuar ato momente në llogarinë e saj në Instagram, Karsu ka thënë: “88 milionë euro. Faleminderit, Holandë”.