Transmetuar më 16-02-2023, 15:42

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

Administrata sqaron tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)

– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.