Transmetuar më 16-02-2023, 15:28

Në PKK Morinë dhe në Rinas, në hyrje të RSh-së, u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V.

Në çantën e shtetasit T. S., u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan prokuroris për veprime të mëtejshme.