Transmetuar më 16-02-2023, 13:42

Durrës- E rëndë në Durrës. Banesa përfshihet nga flakët si pasojë e rrjedhjes së gazit, humb jetën një grua.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës.
Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.