Transmetuar më 17-02-2023, 08:35

“Nuk kam folur me klubin për rinovim, por jam këtu çdo ditë”, – tha Jose Mourinho në prag të ndeshjes jashtë fushe të Romës.

“Mund të isha larguar në dhjetor, por në vend të kësaj qëndrova”, – janë fjalët e “Special One” pas fitores ndaj Empolit, duke iu referuar kërkesës së Federatës Portugeze të Futbollit për të drejtuar kombëtaren e vendit të tij.

Dhe tani José Mourinho i dërgon një mesazh të ri klubit verdhekuq, e nxit presidencën e Friedkins të veprojë.

"Jemi në mes të shkurtit, a mendoni se pronarët duan të flasin me mua në qershor, kur kampionati të përfundojë? Sinqerisht, duket pak vonë, – tha “Special One” në prag të ndeshjes së parë të Ligës së Evropës, kundër Salzburgut.

– Çfarë pres? Unë nuk pres asgjë, por drejtuesit e dinë se çfarë të presin nga unë, askush në Trigoria nuk punon më shumë se unë. Lamtumira e mundshme në dhjetor? Kisha mundësinë të largohesha, por vendosa të qëndroja këtu”.

Trajneri portugez ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2024.