Transmetuar më 16-02-2023, 12:54

Pasi Armaldo Kllogjeri i hodhi cigare në dorë, Luiz Ejlli i tha se do të hakmerrej për këtë. Madje këngëtari ka vendosur që t’i bëjë një rreng Maestros dhe duket se edhe banorët e tjerë janë bërë bashkë që ta ndihmojnë.

Teksa ndodhej jashtë së bashku me Beatin dhe Tanin, ky i fundit i tha që të bënin sikur ka hyrë një zarf i zi për të.

Luizi shton se nuk kanë zarf të zi që t’i thonin Armaldos se dënimi jepet gjatë prime-t të së shtunës. Pastaj duke qeshur Tani tha se këtë zarf mund ta dërgojnë për ta, vetëm për idenë që po japin.

Më pas Luizi dhe Beati futen në aksion për të gjetur një zarf të zi. Atyre iu bashkua edhe Dea Mishel, të cilët u munduan që të ndërtonin vetë një zarf të tillë.

Banorët kanë shkuar që të kërkojnë ndihmë nga Vëllai i Madh që t’u japë një zarf të zi, por kanë marrë si përgjigje se nuk ‘bëhet pjesë e këtyre gjërave’. Për këtë arsye, Luizi thotë se do i hedhë salcë në qafë edhe në vesh.