Transmetuar më 16-02-2023, 12:48

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Tea Trifoni. Ajo përfundoi rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe në radio tregoi gjithçka rreth kësaj eksperience mjaft të veçantë dhe të bukur.

E takova me herët per kafe dhe janë biseda kur takon një person që sapo ka dalë nga “Big Brother”-i, vetëm për ‘Big’-un. Folëm për përjetimet, si ishim ndjerë, çfarë kishte bërë ai pasi doli, çfarë planesh kam unë të bëj, si po ndihesha unë. Patëm një afrimitet brenda në “BBV” por kur del jashtë gjërat janë shumë më ndryshe.

A mund të jetë Eni një djalë që Tea e shikon më tepër sesa një mik?

Nuk është tipi i djalit që unë zgjedh, por ama është goxha djalë. Shumë i bukur ka një shpirt shumë të pastër, pse mos ta pëlqesh? Gjithësesi nuk e di çfarë do ndodhi, kismet të jemi mirë.

A do të kenë ata një takim të dytë ose të tretë?

Nuk e di, do ta lëmë të rrjedhë…

Në përfundim të intervistës më Jonidën dhe Elonën, ish-banorja e shtëpisë tregoi se në lidhje me vazhdimin e lojës brenda në shtëpi dhe arritjen deri në finale shikon më të favorizuar të vetshpallurën “bërthama e shtëpisë” pra Luizin, Oltën, Maestron dhe Kristin. Gjithësesi është ende një rrugë shumë e gjatë përpara dhe sigurisht dinamikat e lojës mund të ndryshojnë nga momenti në moment.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd