Transmetuar më 16-02-2023, 12:29

Në seancë plenare të ditës së sotme në Kuvend deputetë të opozitës kanë ardhur me bilbila dhe kanë zgjedhur që edhe njëherë tjetër të bëjnë zhurmuesin.

Teksa Kuvendi është përfshirë nga kaosi dhe zhurma Nusret Avdullës, deputet i Partisë Demokratike i është thyer karrigia gjatë seancës së sotme. Shërbimet e Kuvendi i shkuan në ndihmë deputetit duke i zëvendësuar karrigen, teksa Avdulla nuk ka patur asnjë lëndim.

Nga ana tjetèr kujtojmë që jashtë Kuvendit janë duke u zhvilluar protesta ku dhjetëra qytetar me në krye Berishën dhe Metën janë mbledhur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd