Transmetuar më 16-02-2023, 11:45

Tiranë- Episod interesant në protestën e sotme të PD.

Një protestues ka befasuar me paraqitjen e tij në protestën e opozitës që po mbahet sot para Kuvendit.

I veshur me kostum popullor dhe me qeleshe në kokë, dhe flamurin Kuq e zi hedhur mbi supe, protestuesi që qëndronte sipër një kali i është afruar kordonit të policisë para Kuvendit.

Gjesti i tij ka tërhequr jo pak vëmendje. madje mjaft protestues të tjerë e kanë përshëndetur dhe kanë ledhatuar ‘kalin protestues’.