Transmetuar më 16-02-2023, 11:28

Krujë- Aksident në Krujë. Dy mjete p♪7rplasen mes tyre e për pasojë mbeten të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, te kryqëzimi i Niklës.

Automjeti me drejtues E. Ç., 26 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues D. F., 32 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të demtuar drejtuesi i automjetit, E. Ç. dhe pasagjerja në këtë automjet, motra e tij, B. Ç., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.