Transmetuar më 16-02-2023, 10:40

Tiranë – Tensione ende pa nisur seanca plenare te dera e Kuvendit. Në hyrje të parlamentit, Garda ka penguar disa deputetë të PD-së që janë të përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet teksa debatojnë me punonjës të gardës.

“O çuna hapeni mo rrugën”, dëgjohet teksa thotë Tomor Alizoti, ndërsa demokratët pohojnë se punonjësit e Gardës po përdoren dhe po shkelin të drejtat ligjore të deputetëve.