Transmetuar më 16-02-2023, 10:21

“Bomba” plasi në Francë. Leo Messi e ka refuzuar propozimin e rinovimit të PSG-së dhe tani po konsideron seriozisht largimin nga liga franceze për të nisur një aventurë të re profesionale.

“Samiti” do të zhvillohej në Paris me prezencën e Jorge Messit, babait të futbollistit, i cili do t’i kishte thënë ‘jo’ propozimit ekonomik të parizienëve për të vazhduar deri në vitin 2024.

PSG dëshironte ta zgjaste marrëveshjen me Messin për të paktën një sezon. Futbollisti argjentinas tani mund ta rimendojë të ardhmen e tij dhe t’i japë përparësi MLS.

Leo Messi, përmes babait-menaxher nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës 1-vjeçare, pasi PSG ka imponuar uljen e rrogës për të mos pasur probleme të “fair-play-financiar”.

Përfaqësuesit e Messit e kuptojnë se kushtet e rëna dakord për këtë vit fakultativ nuk do të plotësoheshin, ndaj nuk duan ta nënshkruajnë këtë marrëveshje.

Te PSG nuk e konsiderojnë çështjen të mbyllur dhe tashmë po kërkojnë një takim të ri me agjentin e lojtarit në një vend tjetër, përveç Parisit. Klubi parizien, sipas “L’Equipe” këmbëngul se është një negociatë normale për t’u marrë me rinovimin dhe se nuk ka asgjë përfundimtare.

Të dyja palët do të vazhdojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Ka dallime thelbësore në këtë vit kontrate, por nga PSG nuk e shohin si të pakthyeshme dhe do të vazhdojnë të punojnë për vazhdimësinë e lojtarit argjentinas.

Mediat franceze sqarojnë se Messi do të kishte prioritet të shkonte në MLS, në rast se nuk arrin marrëveshje me PSG-në. Destinacioni i tij do të ishte Inter Miami, një klub që kërkon inkorporimin e tij prej disa kohësh. Klubi amerikan është në gjendje t’i paraqesë atij një ofertë të rëndësishme financiare.

Leo Messi do të ishte gjithashtu i hapur për të dëgjuar çdo propozim nga Barça, për sa kohë që nuk rinovon me PSG-në, për t’u rikthyer në “Camp Nou”, por nuk ka pasur kontakte. Prioriteti i tij sportiv dhe familjar, nëse nuk do të vazhdonte në Paris, do të ishte të shkonte në Miami. /noa.al