Transmetuar më 16-02-2023, 10:18

Deputetët e Partisë Demokratike kanë paraqitur kërkesë për ankimim të vendimit për perjashtimin e deputetëve të grupit opozitar.

Në bazë të rregullores, deputetët mund të futen në Kuvend deri sa të mblidhet konferenca për ta shqyrtuar.

Kërkesa i është dërguar Kuvendit dhe Gardës.

Sali Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Ervin Salianji, dhe Bledion Nallbati janë përjashtuar pasi akuzohen se bllokuan seancat plenare.

E siç pritej, Byroja e Kuvendit njoftoi se ka lënë në fuqi vendimin e përjashtimit të marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës nga seancat plenare.