Transmetuar më 16-02-2023, 09:55

Humbje djegëse dhe lënduese për PSG-në në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. Një gol i Coman bëri që gjermanët të fitonin në "Parce des Princes" dhe të gjeneronin shumë pakënaqësi te vendësit.

Nëse nga njëra anë shtypi kritikoi produktin shumë të ulët të të gjithë individualiteteve pariziene, edhe vetë futbollistët bënë pjesën e tyre për t’i shtyrë njerëzit të flasin keq për mbrëmjen e së martës.

Mjafton të shihni atë që ndodhi me Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll, dukshëm është ende i zemëruar dhe i zhgënjyer për disfatën. Ai u kap nga kamerat teksa po konfliktohej me fotografët që ndodheshin anës fushës për foto normale.

Qendërmbrojtësi, teksa ishte nën "kurbën" e ultrasve të PSG-së, mes përshëndetjes dhe kërkim-faljes, shtyu disa fotografë që po bënin foto. Disa, ndoshta shumë të shqetësuar, e kanë marrë këtë shtytje sigurisht jo të këndshme.