Transmetuar më 16-02-2023, 09:21

Ishte një nga "telenovelat" më intriguese të verës së vitit të kaluar. Erik Ten Hag e kërkoi me ngulm Frenkie de Jong te Manchester United, por bashkatdhetari i tij preferoi të rrinte në "Camp Nou".

Nuk kishte asnjë mënyrë për ta bindur mesfushorin portokalli për t’u transferuar në "Old Trafford". Në konferencën për shtyp para ndeshjes së ‘Europa League’ në ‘Camp Nou’ (Barcelona-Manchester United), natyrisht, gazetarët e kanë pyetur atë për këtë çështje.

"Nuk e di pse nuk mundëm ta bindnim atë, me të vërtetë. Frenkie është një futbollist i jashtëzakonshëm për çdo klub. Ai ka pika të forta unike. Nëse e keni me vete, do të jeni gjithmonë një ekip shumë më të fortë".

Menjëherë më pas, trajneri i "Djajve të Kuq" lavdëroi (edhe më shumë) ish-nxënësin e tij, me të cilin bëri histori tek Ajax më 2019. Ata arritën në gjysmëfinale të Champions League, pasi mposhtën Juventusin dhe Real Madridi:

"Ajax i 2019-ës i magjepsi të gjithë, De Jong ishte një nga më të mirët aty. Ai është bërë një nga mesfushorët më të mirë këtu në Spanjë, duke luajtur nga prapa. Ishte kënaqësi të punoja me të".