Transmetuar më 16-02-2023, 09:12

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë sot Turqinë. Ai do të ndalojë edhe në Gjermani dhe Greqi.

Gjatë këtij turneu, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, por edhe do të shohë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Blinken gjithashtu do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt, për të parë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke në përgjigje ndaj shkatërrimit nga tërmetet e 6 shkurtit.

Por Blinken do të ndalet dhe në Greqi e Gjermani ku do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e shtetit, me ministrin e Jashtëm dhe me liderët e opozitës.

Më 21 shkurt, Blinken do të lançojë raundin e katërt të Dialogut Strategjik SHBA-Greqi.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet.

Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktima të shumta ishin edhe në Sirinë fqinje.