Transmetuar më 16-02-2023, 04:27

Një i ri britanik vuante prej kohësh mbipeshën dramatike që e nxiti më pas të përfshihej në një program televiziv që synonte humbjen drastike të peshësm

Drew Anderson që deri vonë kishte veshje 18XL tani ka ndryshuar në mënyrë mahnitëse sikurse shihni fotot në galeri.

Ai peshonte 305 kilogramë kur nisi rrugëtimin e gjatë të kujdesit shëndetësor.

Arriti të humbë 79 kilogramë dhe po përparon edhe më shumë.

Para se të niste humbjen e peshës, ai tregon se ishte në rrezik "të ishte plotësisht i shtrirë në shtrat".

Drew iu nënshtrua një operacioni të bypass-it të stomakut dhe tani duket krejt ndryshe.

Tashmë një personazh televizi, ai ka ndarë me fansat në Instagram rrugëtimin e tij për humbjen e peshës dhe e quan veten “aktivisti i shëndoshë” dhe “ambasadori i obezitetit”, duke shpjeguar se është “këtu për të rrëzuar stereotipet dhe pandjeshmërinë ndaj sëmundjes, obezitetit”.

Ai shkroi: "Kam bërë një rrugë të gjatë. Quhet një udhëtim për një arsye. Ky isha unë atëherë, ky jam unë tani. Gjëra më të mira do të vijnë."

Duke folur për udhëtimin e tij, Drew pranoi se ka pasur "ngritje dhe ulje" dhe jep këshilla për ata që janë në mbipeshë

“Një gjë që mësova nga kjo situatë, gjithë ky rrugëtim, është se do të keni ulje-ngritje dhe do të keni lugina dhe maja.

“Do të kesh raste kur i futesh kësaj pune dhe shikon çfarë merr dhe nëse nuk punon, do ta shohësh se asgjë nuk lëviz për mirë".

Drew tha se është e rëndësishme që njerëzit të ndryshojnë "të gjithë stilin e jetës" për të humbur peshë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për të arritur qëllimet tuaja. /noa.al