
Historia e Alberto Pelagotti, portierit italian që u ngjit në Serie A me fanellën e Empolit, është plot shije guximi dhe rivaliteti. Nga diagnostikimi me tumor në brinjë, prillin e kaluar, te rikthimi në fushë, as një vit më vonë.
“Kur mora vesh për sëmundjen kalova një muaj e gjysmë të errët, – rrëfehet Pelagotti. – Nuk ia uroj askujt këtë".
Dy ditë pas operacionit, Alberto shkoi në palestër për t’u stërvitur. Aventura e tij kishte mbaruar në Palermo, mbeti pa skuadër, por shumë shpejt iu dha një shans i ri me Novarën në Serie C.
Të shtunën, më në fund rikthimi i shumëpritur në fushë, në ndeshjen kundër Lecco. Në minutën e 64-t, portieri Desjardins nxirret nga fusha me të kuqe.
Në vend të tij aktivizohet Pelagotti. “Ishte fati i tij”, – thotë njëri nga trajnerët. Alberto vendos dorezat dhe më në fund rikthehet në fushë, tumori është një kujtim i keq. Mirë se u ktheve!