Transmetuar më 16-02-2023, 05:20

Ukraina ka njoftuar se ka “eliminuar” 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit.

Në përditësimin e saj të përditshëm mbi humbjet ruse, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se gjithsej 140 mijë e 460 ushtarë armik janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Ajo gjithashtu njoftoi se ka shkatërruar 3,290 tanke, 6,507 automjete të blinduara luftarake, 298 avionë ushtarakë dhe 287 helikopterë.

Sakaq Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njoftoi të enjten se presidenti amerikan Joe Biden pritet të vijë në Ukrainë, pa thënë se kur do të ndodhë kjo.