Transmetuar më 15-02-2023, 22:56

E trishtë! Është ndarë nga jeta babai i ish-banorit të Big Brother VIP, Ronaldo Sharka.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori, i cili ka postuar një story, ku shkruan “Pusho i qetë në botën tjetër BAB”.

Kujtojmë se babai i Ronaldos vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa së fundmi ishte shtruar në reanimacion pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

I sëmurë rëndë, ai erdhi në Big Brother që të frymëzonte djalin e tij Ronaldo. Vetë Ronaldo u prek shumë nga surpriza dhe u shpreh se babai ishte pika e tij më e dobët.