Transmetuar më 15-02-2023, 21:26

Lushnje – Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’18 Tetori’.

Pë pasojë disa lagje të qytetit kanë mbetur pa drita.

Shkak i flakës ka qenë djegia e mbeturinave në koshat e plehrave.

Qytetarët ankohen se koshat kanë qenë plot me plehra pasi nuk pastrohen nga subjekti përkatës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikës që fikën flakët.

Gjithashtu ka shkuar edhe shërbimi i OSHEE që tha se po punon për ndreqjen e avarisë. /noa.al