Transmetuar më 15-02-2023, 19:11

Pas një dhurate shumë romantike që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, duket se ditën e sotme është zgjuar ndryshe.

Sot Luizi i ka marrë Kiarës varësen me kryq që i ka dhuruar pak kohë më parë, ku dhe i ka premtuar se nuk do t’ja merrte kurrë.

Duket se ky veprim ka shqetësuar Kiarën, teksa vazhdimisht e ka pyetur se pse ia kishte marrë varësen.

Edhe pse Luizi i ka dhënë shumë justifikime, nuk arriti t’i tregonte të vërtetën se pse nuk ia kishte marrë varësen.

Në rrjet është duke u aluduar shumë për një krisje të marrëdhënies, megjithatë duket se dyshja nuk e çon aspak këtë gjë ndërmend.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt dhe jap jetën për ty

Kiara: Por varësen e more sepse…

Luizi: Ça është e imja është e jotja

Kiara: Pse iku varësja?

Luizi: Nuk iku është aty, unë të kam thënë që do të ta lë derisa të dalësh nga këtu, por tani po bëj sikur ti nuk je këtu.

Kiara: Pse ke nevojë të bësh skema?

Luizi: Po por kjo nuk është pjesë e skemës

Kiara: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet

Luizi: Ndonjëherë? Unë nuk e di pse më beson akoma

Kiara: Kjo e fundit nuk më pëlqeu si lëvizje, e kam seriozisht. Më ngeli shumë qejfi