Transmetuar më 15-02-2023, 18:55

ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohen për të paktën 15 grabitje të kryera në zona të ndryshme në Itali. Pas një hetimi të koordinuar nga prokuroria janë vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 34 dhe 44 vjeç. Grabitjet janë kryer masivisht ndërmjet zonës së Lucca dhe Versilia, dhe në shënjestër të autorëve ishin vilat, apo edhe rezidenca të marrë me qira nga të huaj.

Gjatë hetimeve autoritetet kishin mbajtur nën vëzhgim edhe makinat me të cilat lëviznin autorët e dyshuar, ku edhe kanë zbuluar se në shënjestër ishin përkatësisht zonat si Massarosa, Seravezza, Forte dei Marmi dhe Lucca, apo zonat kodrinore të Pieve Santo Stefano.

Më 18 korrik 2022, dy shqiptarët po udhëtonin me makinë drejt kufirit me Slloveninë në mes të natës. Kur policia i ndaloi për kontroll, në bagazhin e makinës u gjetën një sasi mallrash, duke përfshirë këpucë Hogan, një çantë Chanel, dy portofola dhe një rrip Luis Vuitton, veshje të markës, këpucë Icon, një karrocë të mbuluar me lëkurë të hollë, syze dielli Ray-Ban Ban, çantë shpine Jan Sport, byzylykë dhe aksesorë për telefona, madje edhe dokumenti i një prej viktimave të vjedhjeve.

Mallrat e grabitura përpara se të shiteshin, fshiheshin pranë fermave të braktisura, për t’u tërhequr më pas në mënyrë të sigurt. Në raste të tjera, i kalonin në banesë, përpara se ti dërgonin në Shqipëri.

Burimi: Versiliatoday.it