Transmetuar më 15-02-2023, 18:20

TURQI- Një shënim "kam një vajzë këtu, të lutem", i lënë në rrënojat e ndërtesës së shembur në lagjen Antakya të Hatay, i ka prekur të gjithë ata që e kanë parë. Me shumë gjasa është lënë për punonjësit e fadromave që të tregojnë kujdes teksa heqin intertet e godinave të rrënuara.

Pusulla mendohet se është shkruar nga një i mbijetuar nga tërmeti, i cili ka vendosur dhe datën kur e ka shkruar më ‘13.02.2023’.

Pas marrjes së kësaj letre, ekipet jane treguar shumë të kujdesshëm në atë vend.