Transmetuar më 15-02-2023, 18:11

SHBA- Shefi ekzekutiv i “Twitter” (CEO), Elon Musk konfirmoi se deri në fund të këtij viti do të gjejë pasuesin e tij në këtë post të kompanisë.
Në formë shakaje, Musk në “Twitter” publikoi një foto të një qeni, ku e prezanton atë si’ CEO-n e ri të kompanisë.
Qenushi ka të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin CEO, ndërkohë qëndron i ulur në ambient improvizues zyre.
Me doza argëtuese, Musk ka shkruar në përshkrimin e fotos “CEO i ri është i mrekullueshëm”.
The new CEO of Twitter is amazing pic.twitter.com/yBqWFUDIQH
— Elon Musk (@elonmusk) February 15, 2023