Transmetuar më 15-02-2023, 17:22

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar ditën e sotme se mbi qytetin e Kievit janë hasur disa balona spiunazhi ruse.

Sipas tyre gjashtë balona janë vënë re duke fluturuar mbi kryeqytet, ndërsa dyshohet se ato ishin të pajisura me reflektorë dhe pajisje zbulimi.

Sakaq, forcat ushtarake ukrainase janë vënë menjëherë në gatishmëri dhe kanë goditur balonat duke i rrëzuar këto të fundit.

Balonat spiune tërhoqën vëmendjen e mediave në ditët e fundit kur SHBA-ja akuzoi Kinën për drejtimin e një “programi të balonave në lartësi të madhe” për mbledhjen e informacioneve në mënyrë të fshehtë, pasi mbi territorin e saj u zbulua një balonë e tillë.