Transmetuar më 15-02-2023, 16:39

Durrës- Policia e Durrësit arrestoi shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar.

E reja për pasojë, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.