Transmetuar më 15-02-2023, 16:23

Një i mitur ka tentuar që të grabisë një agjensi funerale në Itali. Por tentativa ka dështuar pasi brenda gjeti pronarin shqiptar.

Sipas mediave të huaja, episodi ndodhi në 5 të mëngjesit të së martës 14 shkurt.

Pronari i zyrës së varrimit, një 37-vjeçar shqiptar, mori një mesazh “alarmi” në celularin e tij në shtëpi: sistemi i sigurisë e informoi se një nga dyert e dyqanit ishte hapur me forcë.

Ai lajmëroi Policinë dhe vetë shkoi në ambientet e biznesit, ku gjeti adoleshentin duke kërkuar gjëra me vlerë.

I befasuar nga pronari, hajduti tenton ta sulmojë për të shpëtuar.

Ai i dha disa goditje në krah me një thikë të vogël që gjeti në njërën nga tavolinat, por xhaketa e trashë e pronarit e përuli tehun, duke e mbrojtur kështu nga lëndimet e mundshme.

Pasi u arrestua, agresori u identifikua si një 15-vjeçar maroken, i cili u dërgua në burgun e të miturve të Torinos.