Transmetuar më 15-02-2023, 15:10

Neymar shoqëroi Christophe Galtier në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Bayern Munich, e cila u luajt në "Parc des Princes". Braziliani ka pranuar se ai dhe Marquinhos debatuan me Luis Campos, drejtorin e PSG, pas humbjes ndaj Monaco, siç zbulohet nga "L’Équipe":

"Ka pasur lojëra ku gjërat nuk kanë shkuar mirë. Megjithëse e kemi provuar, nuk ka funksionuar. Kritikat janë legjitime dhe të gjithë e shohin futbollin ndryshe, secili ka këndvështrimin e tij dhe unë i respektoj. Unë luaj futbollin tim dhe bëj më të mirën për klubin.

Kam shumë besim në veten time, që kur jam në Evropë. I di cilësitë e mia dhe jam i uritur, edhe pse është e qartë që këto lojëra janë të ndryshme. Ne kemi një ekip të mirë. për të bërë një super ndeshje.

Është e vërtetë që kam luajtur mirë kundër Bayernit me PSG. Më pëlqen të luaj kundër ekipeve të mëdha, në këto ndeshje duhet të shfaqen lojtarë të mëdhenj. Bayerni është një klub i shkëlqyer me lojtarë të mëdhenj".

Neymar u pyet pse kriza te PSG gjithmonë vjen në këto data: "Nuk kam asnjë shpjegim, ndodh gjithmonë në të gjitha klubet kur nuk ka rezultate. Duhet të jemi të bashkuar. Kjo duhet të na bëjë të reagojmë, e dimë që ka disa gabime por ne duam të përmirësohemi dhe po kërkojmë versionin më të mirë të PSG-së”.

Si e sheh braziliani Mbappé: "Për ne është çelësi, është një yll, e dimë rëndësinë e tij. Ne ndihemi më të fortë me të dhe shpresojmë se mund të luajë disa minuta. Ai më tha se ndihet mirë".

PSG dhe fiksimi i papërmbushur në Champions League: "Cdo ndeshje ka një histori. Është e qartë, Champions-i mbetet objektivi ynë i madh. Vërtet na kanë munguar disa detaje, por është pjesë e futbollit.

Liga e Kampionëve është si Kupa e Botës, fitohet nga ato që bëjnë më pak gabime. Ne po përgatitemi ta shmangim këtë. Kemi mbetur jashtë Kupës së Francës dhe jemi të trishtuar, duhet të analizojmë gabimet dhe të përmirësohemi. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes dhe fërkimi i tij me Luis Campos: “Ka pasur pak diskutim, nuk jemi marrë vesh. Jemi grindur, por ndodh gjithmonë. Unë debatoj edhe me të dashurën, pastaj vazhdojmë sërish bashkë.

Futbolli nuk është në gjithçka dashuri, ndonjëherë debatoni për t’u përmirësuar. Është e vërtetë që ne nuk kemi qenë mirë. Argumentet janë pjesë e futbollit dhe kjo na ka ndihmuar të dimë se çfarë mendon secili prej nesh. Është viti im i gjashtë këtu dhe ka gjithmonë thashetheme, ndonjëherë keqdashëse.

Nuk di çfarë të them, nuk mbaj përgjegjësi për këtë. Unë jam sportist dhe këto gjëra mund të ndikojnë, por ne nuk mund të trajtojmë gjithçka që del në publik. Është pak e trishtueshme, sepse gjërat duhet të qëndrojnë mes nesh”.