Transmetuar më 15-02-2023, 13:37

Bledi Mane i tha Krist Aliajt se nuk përbën rrezik për të. Gazetari i njohur u shpreh se Kristi deri tani ka qenë oportun në këtë lojë.

Sipas tij Kristi nuk ka identitet si lojtar.

“Olta është lojtare e fortë, por e lexueshme. Ju merrni famë nga fama e Luizit, nga goditjet. Nuk kishte një rrugë ku mund të përplaseshit. Mirë që erdhën disa që po përplasen me të. Maestro ka identitet vetëm dy ditë, ditën e tretë e bën pushim”, shtoi Mane.

Bledi i tha Kristit nëse ai do të rrinte një javë larg Oltës e Maestros, nuk do dukej fare në shtëpi.